presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu mori një letër falënderimi nga Presidenti Obama

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka marrë një letër falënderimi nga Presidenti i Sheteve të Bashkuara të Amerikës, z. Barack Obama, i cili shpreh vlerësimin e tij për mesazhin e urimit që i kishte dërguar Presidenti Sejdiu me rastin e zgjedhjes së z. Obama President i ShBA-ve.

Më poshtë po e japim në tërësi letrën e Presidentit amerikan Obama dërguar Presidentit Sejdiu:I dashuri z. President,Ju falënderoj për urimin tuaj me rastin e zgjedhjes sime President i Shteteve të Bashkuara. E vlerësoj shumë mesazhin tuaj domethënës. Unë jam i bindur se ne mund të punojmë së bashku në frymën e paqes dhe të miqësisë për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë katër vjetëve të ardhshëm. Mirëpres të punoj me ju në këtë përpjekje dhe për të promovuar marrëdhënie të mira në mes dy vendeve tona.Sinqerisht,Barack Obama  

This site is registered on wpml.org as a development site.