presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu emëroi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

12 qershor. – Presidenti i Republikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka dekretuarsot emërimin e gjyqtarëve të GjykatësKushtetuese të Republikës së Kosovës.

Presidenti ka bërë këtë emërim duke u bazuar në Nenin 84, pika 19 tëKushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenin 7 të Ligjit për GjykatënKushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në propozimin eKuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 15 maj, si dhe në koordinim dhe marrëveshje të plotë me Zyrën Civile Ndërkombëtare.Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë emëruar: Enver Hasani,Iliriana Islami, Gjyljeta Mushkolaj, Kadri Kryeziu, Ivan Çukalloviq dhe AltaySuroy. Ceremonia e betimit për të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese tëRepublikës së Kosovës do të mbahet në të ardhmen e afërt, në koordinim me gjyqtarët dhe Zyrën Civile Ndërkombëtare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.