presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi takuan Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, z. Lamberto Zannier

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi pritën sot në një takim të përbashkët Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, z. Lamberto Zannier, me të cilin biseduan për procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut.

Duke njoftuar për rrjedhat e përfundimit të procesit të rikonfigurimit, z. Zannier shprehu përkushtimin e UNMIK-ut për një përfundim të suksesshëm të këtij misioni duke ofruar të dhëna për reduktim maksimal të personelit të UNMIK-ut.Ndërsa, Presidenti dhe Kryeministri i Republikës shprehën domosdoshmërinë e përfundimit sa më të shpejtë të misionit të OKB-së në Kosovë. Gjithashtu, ata potencuan rëndësinë e funksionalizimit të plotë të EULEX-it dhe të ICO-së në Kosovë.

This site is registered on wpml.org as a development site.