presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dekretoi themelimin e nëntë misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës

Duke u bazuar në dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, si dhe pas konsultimeve me Kryeministrin Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka dekretuar themelimin e institucioneve diplomatike në:

1.    Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Uashington D.C.)2.    Mbretëria e Bashkuar (Londër)3.    Republika e Francës (Paris)4.    Republika Federale e Gjermanisë (Berlin)5.    Republika e Italisë (Romë)6.    Mbretëria e Belgjikës (Bruksel)7.    Republika e Austrisë (Vjenë)8.    Konfederata e Zvicrës (Bernë)9.    Republika e Shqipërisë (Tiranë)Këto misione diplomatike do të vendosen në nivel ambasadash. Në këtë kuadër, udhëzohet Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës që të zhvillojë procedura të mëtejshme për zbatimin e këtyre dekreteve, duke pasur parasysh bashkëpunimin me këto vende. Ndërkohë, Presidenti Sejdiu do të marrë vendim për themelimin e misioneve diplomatike edhe në vende të tjera. 

This site is registered on wpml.org as a development site.