presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dekoroi kolonelin amerikan Lansing E. Dickinson

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekoroi sot kolonelin amerikan (i pensionuar) Lansing E. Dickinson me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë, për kontributin e tij të veçantë dhënë në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm edhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë,  Christopher  Dell, zëvendësministri i FSK-së Behxhet Brajshori dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi.Vendimin për dekorim Presidenti Sejdiu e mori në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28 si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, Neni 3, 17 dhe 34, që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës.“Kolonel Lansing E. Dickinson ka dhënë kontribut të veçantë në procesin e përmbylljes së suksesshme të misionit të TMK-së, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai, me një përkushtim të madh profesional dhe njerëzor, punoi në ngritjen e të gjitha kapaciteteve të FSK-së sipas standardeve më të larta të NATO-s. Koloneli Lansing E. Dickinson dha kontribut të madh edhe në koordinimin dhe mbështetjen e qeverisë amerikane dhe të NATO-s për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Puna e Lansing E. Dickinson mbetet një vlerë dhe frymëzim i fuqishëm profesional për Forcën e Sigurisë në Kosovë dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha në arsyetimin e tij Presidenti Sejdiu, duke shtuar se propozimi për dekorimin e kolonelit Dickinson ka ardhur nga bashkëpunëtorët e tij në FSK dhe nga Ministria e FSK-së. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.