presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Pacolli u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi sot një takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Erhard Buhler.

Në takimin e tij të parë me Presidentin Pacolli në detyrën e re, gjenerali Buhler e uroi atë dhe theksoi gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me Presidentin dhe institucionet e vendit tonë.Presidenti Behgjet Pacolli, duke falënderuar për urimet, gjithashtu shprehu gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim, duke çmuar lart kontributin që forcat e KFOR-it kanë dhënë dhe po japin në vazhdimësi për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.Me theks të veçantë, Presidenti Pacolli theksoi kontributin e madh të KFOR-it për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).Ai gjithashtu theksoi se pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë gjithmonë shembull i disiplinës dhe i shërbimit profesional, ndërsa KFOR-i, përveç detyrave në planin e sigurisë, ka kryer një punë shumë të madhe në planin humanitar, duke u dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës. Për këtë, shtoi Presidenti Pacolli, pjesëtarët e KFOR-it gëzojnë respektin më të madh të qytetarëve të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.