presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Pacolli u takua me Ambasadorin e Italisë, Michael Giffoni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u takua sot edhe me ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Michael Giffoni.

Presidenti Pacolli e falënderoi Ambasadorin Giffoni për kontributin e tij dhe angazhimin në vendin për një kohë të gjatë, si dhe për urimet që Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano i ka përcjellë atij me rastin e zgjedhjes president i Kosovës. Gjithashtu, Presidenti Pacolli përkujtoi ndihmën e madhe dhe të vazhdueshme të shtetit italian për Kosovën, qoftë me prezencën në Kosovë në kuadër të trupave të KFOR-it dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare, qoftë në format e tjera të përkrahjes së vendit tonë drejt anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare dhe në rrugën e integrimit në institucionet euroatlantike. Nga ana e tij, Ambasadori Gifoni shprehu edhe një herë përkushtimin e vendit të tij për t’u gjendur pranë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, për t’i mbështetur ato në të gjitha proceset drejt hapjes së perspektivës së integrimeve euroatlantike. Bashkëpunimi ekonomik dhe krijimi i ambientit sa më të mirë për investimeve për bizneset italiane në vendin tonë ishte gjithashtu një temë e rëndësishme e diskutimit, në ç’drejtim të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se në këtë fushë ka shumë mundësi të shkëmbit të përvojave dhe të rritjes së bashkëpunimit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.