presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti kërkon nga KQZ përgatitje sa më të mira për një proces zgjedhor korrekt dhe të ndershëm

2 qershor. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot znj.Nesrin Lushta, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe z.Xhemajl Peqani, kryeshef iSekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor, me të cilët bisedoi për përgatitjen që po bëhen për zgjedhjet e sivjetme lokale.

Presidenti Sejdiu kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëhet gjithçka që është e mundur për të përgatitur një proces zgjedhor korrekt dhe të ndershëm, i cili do t’u garantonte qytetarëve sigurinë e votës së tyre.Presidenti Sejdiu shprehu përkrahjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës për KQZ-në, sidomos në këtë proces zgjedhor.Ai ritheksoi se shumë shpejt do të takohet me përfaqësuesit e partive politike, që të arrihet ujdia për datën e zgjedhjeve lokale. Nga ana e tyre, Lushta dhe Peqani e njoftuan Presidentin Sejdiu për përgatitjet që po bën KQZ për procesin zgjedhor, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion.Ata po kështu falënderuan Presidentin për përkrahjen e dhënë për punën e KQZ-në.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.