presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Kosovës dr. Fatmir Sejdiu priti Ambasadorin e Spanjës në Beograd, z. Jose Riera Siquier

Prishtinë, 29 nëntor 2007 – Presidenti Sejdiu gjatë takimit me z. Jose Riera Siquier theksoi: “Jemi të përkushtuar të implementojm në tërësi planin e Ahtisarit dhe të ecim përpara duke mbajtur korrektësinë e bashkëpunimit me shtetet që kanë përkrahur dhe po përkrahin Kosovën për të realizuar atë që është çelës i ekzistencës dhe zhvillimit për Kosovën – pavarësinë”.

Ndërsa z. Jose Riera Siquier duke përgëzuar Presidentin Sejdiu për mbarëvajtjen e zgjedhjeve theksoi se: “Kosova, me këto zgjedhje ka dëshmuar pjekurinë demokratike të saj”. Ai  po ashtu shprehu përkrahjen e Spanjës për proceset që po zhvillohen duke e cilësuar të rëndësishme edhe përkrahjen që po jep Bashkimit Evropian. 

This site is registered on wpml.org as a development site.