presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Bush e falënderoi Presidentit Sejdiu për mesazhin e ngushëllimeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush (George W. Bush), i ka dërguar një letër Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiut, me të cilën e falënderon për telegramin e ngushëllimeve që Sejdiu i kishte dërguar Bushit në muajin prill, me rastin e vrasjes së 32 pjesëtarëve në kompleksin universitar në Virxhinia Tek.

Më poshtë po e japim tekstin e letrës, që mban datën 11 maj 2007:I nderuar z. President,Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju falënderoj për mesazhin tuaj të ngushëllimeve për ngjarjet tragjike në Institutin Politeknik të Virxhnias dhe Universitetin Shtetëror në Bleksbërg, Virxhinia. Populli amerikan është i pikëlluar dhe i hidhëruar nga dhuna e ngjarjeve të asaj dite, që pakuptimshëm mori jetët e studentëve dhe profesorëve dhe shkaktoi lëndime të njerëzve të tjerë.Në zinë e Kombit tonë, shprehja juaj e bashkëndjenjës është burim ngushëllimi për familjet e viktimave dhe për popullin amerikan. Do ta kujtojmë me mirënjohje mesazhin tuaj.Pëzermërsisht,George W. Bush

This site is registered on wpml.org as a development site.