presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

President Sejdiu ka marrë letër nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon

Prishtinë, 12 qershor 2008 — Zyra e Presidentit të Kosovës konfirmon se sot ka marrë letrën që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, z. Ban Ki-moon, i ka dërguar Presidentit Fatmir Sejdiu.

Pas koslutimeve me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Presidenti ka marrë në dijeni njohjen e realiteteve të reja në Kosovë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, si dhe vendimin e tij për të rikonfiguruar Misionin e OKB-së në Kosovë.Institucionet e Kosovës do të dalin me një përgjigje të peshuar mirë ndaj letrës së Sekretarit të Përgjithshëm pas një analize të gjithanshme të përmbajtjes së saj.

This site is registered on wpml.org as a development site.