presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Norvegjia e njohu zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran

Prishtinë, 28 mars 2008 – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu theksoi pas takimit me shefin e Zyrës së Norvegjisë në Prishtinë, z. Sverre Johan Kvale, se e mirëpret konfirmimin e vendimit të Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në nivel të ambasadave.

Presidenti Sejdiu duke i dëshiruar ambasadorit fat dhe suksese në ecjen dhe punën e përbashkët tha: “Ne jemi shumë të kënaqur me këtë vendim që kanë marrë, për të cilin nuk kemi pasur asnjëherë dilemë, dhe është me rëndësi që kemi prezencën e ambasadorit këtu për të dëshmuar bashkëpunimin tonë dhe gatishmërinë tonë për ecje të mëtejshme, por edhe për mbështetje të Kosovës në aspektet politike dhe ekonomike”.Ambasadori Sverre Johan Kvale pohoi se kishte nderin të informonte Presidentin se Qeveria e Norvegjisë e ka njohur sot edhe zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.“Garancitë e dhëna nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës për mbrojtjen e pakicave dhe të drejta të barabarta për të gjithë kishin ndikim për marrjen e vendimit për njohjen e Kosovës. Norvegjia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në planin politik dhe në planin e përgjithshëm të zhvillimit ekonomik”, pohoi ai.

This site is registered on wpml.org as a development site.