presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Mesazh urimi i Presidentit Sejdiu me rastin e Bajramit të Madh

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u ka dërguar një mesazh urimi të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve të besimit islam me rastin e festës së Bajramit të Madh. Në vijim po e japim tekstin e këtij mesazhi:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,Zonja dhe zotërinjDua t’ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e Festës së Bajramit të Madh, duke ju dëshiruar paqe, shëndet, begati dhe harmoni të plotë në familjet tuaja.Në këtë ditë kremteje, shprehim nderimin tonë për të gjithë ata besimtarë të devotshëm e të urtë, të cilët me agjërim kanë kaluar një muaj nën shenjën e adhurimit të Zotit, nën shenjën e mirësisë dhe të përulësisë, të sakrificës e të dashurisë për njëri-tjetrin dhe për njerëzimin mbarë.Edhe sot, si gjithmonë, le të theksojmë fuqishëm falënderimin tonë të përhershëm për miqtë tanë, për miqtë e Kosovës, që na ndihmuan edhe në kohën e luftës sonë për liri e pavarësi dhe që po na ndihmojnë edhe sot në forcimin e shtetit tonë të pavarur e demokratik. Po ashtu, nderim të veçantë shprehim edhe për të gjithë ata që shkrin vetveten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të cilët u sakrifikuan për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.Kosova ka qenë gjithmonë një shembull i rrallë i bashkëjetesës, i tolerancës dhe i harmonisë në mes njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike e fetare. Le të punojmë së bashku që ky mozaik i shkëlqyeshëm që na ka dhuruar Zoti të mbetet i tillë përherë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin e saj!Presidenti i Republikës së Kosovës,Dr. Fatmir Sejdiu 

This site is registered on wpml.org as a development site.