presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Letonia përkrah aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimet euroatlantike

“Ne gjithmonë e kemi ndjekur me kureshtje dhe admirim të veçantë rrugën e Letonisë dhe të vendeve të tjera baltike drejt lirisë dhe integrimit euroatlantik dhe besojmë që përvoja juaj do të na shërbejë shumë për jetësimin e synimeve tona”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me ambasadorin Juris Poikans, i cili, që nga sot, do ta përfaqësojë Letoninë edhe në Prishtinë, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë ambasador rezident i këtij vendi në Lubjanë.

Duke e uruar ambasadorin Poikans për detyrën e re, Presidenti Sejdiu tha se Letonia ka qenë mbështetëse e parezervë e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, si dhe e përpjekjeve të institucioneve të saj për forcimin e demokracisë dhe të rendit ligjor.Ndërkaq, ambasadori Poikans pohoi se ndihej krenar që ishte ambasadori i parë i Letonisë në Kosovë dhe se do të angazhohej me të gjitha mundësitë për ta thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, duke i nxitur shkëmbimet dhe marrëveshjet e dyanshme në të gjitha fushat e jetës.“Besoj se përvoja jonë mund ta ndihmojë Republikën e Kosovën në synimin e saj për të qenë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s dhe ne jemi të gatshëm që ta japim ndihmesën tonë”, pohoi ambasadori Poikans. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.