presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Kryeministri britanik Brown i shkruan Presidentit Sejdiu për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Në vazhdën e deklaratës së pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, ju përgëzoj me dëshirat më të mira për ju dhe të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë kohë historike.

I nderuar President Sejdiu,Në vazhdën e deklaratës së pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, ju përgëzoj me dëshirat më të mira për ju dhe të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë kohë historike.Po ju shkruaj për t’ju vënë në dijeni se Qeveria britanike e njeh formalisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Unë mirëpres angazhimin publik dhe të fuqishëm të Qeverisë suaj, që ritheksohet nga Kuvendi i Kosovës në deklaratën e vet për zbatimin e tërësishëm të Propozimit Gjithëpërfshirës të Emisarit Special të OKB-së. Qeveria Britanike do të mbështesë fuqishëm procesin e zbatimit të marrëveshjes që çon në krijimin e një Kosove stabile, multietnike, demokratike dhe prosperuese, e zonja që të shkojë rrugës së integrimit europian dhe euro-atlantik.Pajtimi në mes të komuniteteve të Kosovës, dhe në mes të Kosovës dhe të Serbisë, do të jetë një element i pazëvendësueshëm për stabilitetin afatgjatë të Kosovës dhe të rajonit në përgjithësi. Ju inkurajoj që ta ndiqni këtë objektiv me gjithë zemër, në të gjitha nivelet e qeverisjes në Kosovë, dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.Sekretari i Jashtëm, David Miliband, gjithashtu i ka shkruar Kryeministrit Hashim Thaçi në lidhje me vendosjen e marrëdhënieve formale diplomatike dhe ngritjen e nivelit të Misionit Britanik në Prishtinë në rang të plotë Ambasade. Besojmë se për këtë Qeveria e Kosovës mund të bjerë në ujdi sa më shpejt që të jetë e mundur.Mbretëria e Bashkuar është krenare për rolin kyç që kemi luajtur në rrugën e gjatë të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Tani që po nisim një marrëdhënie të re, pres me gëzim bashkëpunim të ngushtë në mes të vendeve tona, dhe paqe e prosperitet për ju dhe gjithë popullin në Kosovë në të ardhmen.Juaji përzemërsisht,Gordon Brown

This site is registered on wpml.org as a development site.