presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Kroacia e përkushtuar për përkrahjen e Republikës së Kosovës

25.09.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, i cili po qëndron për një vizitë pune në SHBA, u takua në një mëngjes pune me homologun e tij kroat, Presidentin Stjepan Mesiq.

Në këtë takim miqësor, Presidenti Sejdiu falënderoi Presidentin Mesiq për mbështetjen që i ka dhënë ai Republikës së Kosovës në lobimin për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.  Në takimin në të cilin ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, dy burrështetasit diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në dy vendet, ndërsa theks të veçantë i vunë nevojës së liberalizimit të vizave, që do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve.Bashkëpunimi ekonomik ishte një nga temat kyçe të diskutimit. Presidenti Sejdiu dhe Presidenti Mesiq diskutuan nevojën e bashkëpunimit edhe më të madh në këtë fushë, në mënyrë që bizneseve t’u krijohen kushte për shkëmbim sa më të madh të mallrave, si dhe për investime në projekte të mëdha në vendet respektive.Presidenti Sejdiu dhe Presidenti Mesiq diskutuan edhe për periudhën e ndjeshme nëpër të cilën po kalon Republika e Kosovës, në fazën e lobimit për njohje të pavarësisë së shtetit nga sa më shumë vende, fazë kjo që kërkon angazhimin e plotë të të gjitha institucioneve të vendit, por edhe të gjithë miqve të shtetit të Kosovës për sigurimin e një numri sa më të madh të njohjeve.Dy presidentët gjithashtu shkëmbyen edhe përvojat në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.