presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Kosova edhe zyrtarisht anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore

Presidenti i Republikë së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan sot në Uashington dokumentet e pranimit të vendit në institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare, Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe në Bankën Botërore (BB).

Ceremonia e nënshkrimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në FMN dhe në BB u zhvillua në Departamentin amerikan të Shtetit, ndërsa një kopje e marrëveshjeve iu dorëzua nënsekretarit amerikan të Shtetit, Xhejms Stajberg.Fillimisht udhëheqësit kosovarë nënshkruan anëtarësimin në këto dy institucione prestigjioze ndërkombëtare, ndërsa më pas ata gjithashtu nënshkruan edhe gjashtë marrëveshje dhe konventa të tjera që janë pjesë e Bankës Botërore.Republika e Kosovës u anëtarësua në Fondin Monetar Ndërkombëtar në fillim të majit, ndërsa në Bankën Botërore në fillim të qershorit. Në të dy rastet, për pranimin e vendit tonë në këto institucione votuan edhe përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, fakt ky që është çmuar shumë lart nga udhëheqësit e vendit.Në delegacionin e Republikës së Kosovës në Uashington janë edhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni dhe ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala.Para nënshkrimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në FMN e BB, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi janë takuar nënsekretarit amerikan të Shtetit, Xhejms Stajberg. Në takim është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, përpjekjet e SHBA-ve dhe Kosovës për njohje të reja, për bashkëpunimin me Bankën Botërore në sektorin e energjisë dhe për të ardhmen e Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.