presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Jonsson: E ardhmja e Kosovës dhe gjithë rajonit është në familjen e BE-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot z. Jonas Jonsson, Kryesues i Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Këshillin e Bashkimit Evropian, i cili shprehu mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit të mëtutjeshëm dhe të integrimit në Bashkim Evropian, duke ritheksuar se e ardhmja e Kosovës dhe gjithë rajonit është në familjen e BE-së.

Po ashtu, z. Jonsson e vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, që është theksuar edhe në Raportin e fundit të Progresit nga Komisioni Evropian. Pasi theksoi vendosmërinë e Bashkimi Evropiant për të vazhduar përkrahjen për Kosovën, ai pohoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal të kësaj pjese të Evropës drejt integrimit.Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për EULEX-in, misionin më të madh civil të Bashkimit Evropian, dhe rëndësinë e funksionalizimit të tij të plotë në tërë Kosovën. Ndërkaq, Presidenit Sejdiu falënderoi BE-në për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Ai tha se Republikë e Kosovës do të vazhdojë punën e palodhshme drejt integrimit, si dhe veçoi Raportin e Fizibilitetit, që do të bëhet këtë vit, si një mundësi e mirë për të parë se si Kosova do të mund të përfitonte më së miri nga integrimi rajonal dhe në BE.

This site is registered on wpml.org as a development site.