presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zotohen se do ta kryejnë punën me nder

Sot, në një ceremonitë veçantë të organizuarnë Presidencë paraPresidentit të Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu,dhanë betimin Gjyqtarët eGjykatës Kushtetuese tëRepublikës së Kosovës.

Në ceremoni ishin të pranishëm kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi, Kryeministri Hashim Thaçi, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Peter Feith, shefi i EULEX-it, Iv de Kermabon, si dhe përfaqësues të ambasadave të vendeve të Kuintit të akredituar në vendin tonë.Presidenti Sejdiu tha se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është një institucion me peshë të veçantë për Kosovën, për qytetarët e vendit. Ai tha se me Gjykatën Kushtetuese po përmbyllet një cikël i rëndësishëm i rrugëtimit të Kosovës në ndërtimin e institucioneve më vitale. Duke vlerësuar përzgjedhjen e gjyqtarëve të përzgjedhur nga Parlamenti i Republikës së Kosovës si dhe gjyqtarëve ndërkombëtar nga ana e ICO-s, Presidenti Sejdiu shprehu bindjen dhe besimin e tij në punën, energjinë dhe dijen e të gjithë gjyqtarëve të përzgjedhur.“Ata do jenë në shërbim të Kosovës në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të drejtësisë dhe respektimi i aktit më të lartë juridik të vendit do të jetë parimor dhe i paanshëm. Ato do të jenë busullë e rëndësishëm e veprimit dhe e zhvillimit kushtetues të Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu. Ndërsa, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, z. Feith foli për rëndësinë e kompletimit të tablosë institucionale të Kosovës dhe i përgëzoi gjyqtarët e përzgjedhur për emërimin e tyre. “Sot shënojmë inaugurimin e shtyllës së fundit të tablosë institucionale të Kosovës. Në dhënien e betimit për këtë post gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës zotohen të jenë interpretuesit e paanshëm dhe mbrojtësit e kësaj Kushtetute” tha ai.Më tej z. Feith foli për certifikim e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të bërë nga ai në prill të vitit të kaluar në përputhje me Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari. Ai gjithashtu theksoi se Kushtetuta e Kosovës, në të vërtet është një document i përpiluar me mjeshtri dhe bukuri dhe paraqet aspiratën e qytetarëve të Kosovës që të jetojnë në një atdhe të lirë, demokratik dhe shumetnik e po ashtu të respektuar nga bota, dhe i falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në hartimin dhe miratimin e saj. Duke shprehur shpresën e tij se gjyqtarët do të kryejnë detyrat e tyre duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për besimin që qytetarët e Kosovës kanë në ta, ai citoi thënien e Sokratit se gjyqtarit i takojnë katër gjëra: “Të dëgjojë me mirësjellje, të përgjigjet me urtësi, të shqyrtojë me kthjelltësi dhe të vendos në mënyrë të paanshme”. Pas fjalës së përfaqësuesit të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, z. Feith, një fjalë të shkurtër mbajti edhe Kryetari i Parlamentit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi, për të pasuar ceremonia e dhënies së betimit veç e veç nga gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në tekstin e betimit të Gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës thuhet: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës së gjyqtaritë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të ushtrojë funksionin e gjyqtarit me nder, përgjegjësi duke i respektuar rregullat e etikës profesionale. Betohem”! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.