presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Gjata: Kosova ridëshmoi se ka një klasë të pjekur politike

“Fushata parazgjedhore në Kosovë ka qenë mjaft korrekte, ndërsa subjektet konkurruese, përveç në çështjen parësore, atë të statusit, janë përqendruar edhe në aspekte të tjera të rëndësishme për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”, theksoi Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me z. Çlirim Gjata, kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor të Shqipërisë, i cili po qëndron në Kosovë në cilësinë e vëzhguesit të zgjedhjeve nacionale, lokale dhe për kryetarë komunash.

Po ashtu, Presidenti Sejdiu çmoi punën e Komisionit Qendror Zgjedhor, OSBE-së dhe UNMIK-ut, që kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve të 17 nëntorit, tanimë të cilësuar si tepër të rëndësishme për proceset e demokratike në vend.Ndërsa, z. Gjata, tha se Kosova ridëshmoi se ka një klasë të pjekur politike, e cila sigurisht që edhe kësaj radhe do ta kalojë me sukses këtë test të rëndësishëm për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

This site is registered on wpml.org as a development site.