presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DR. FATMIR SEJDIU, NË NËNTËVJETORIN E BETEJËS SË KOSHARES

Urimi ynë i përvjetshëm për shënimin e përvjetorëve të tillë në Kosovën e pavarur tanimë është jetësuar, prandaj mund të themi se ëndrra për të cilën u flijuan heronjtë e Kosovës, Agim Ramadani e Sali Çeku dhe të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e tjerë të rënë për lirinë e Kosovës është përmbushur; Kosova është Republikë e pavarur dhe sovrane, e gatshme të marrë përgjegjësitë që i takojnë drejt synimit final – integrimit të plotë në familjen e madhe të vendeve të lira, në Bashkimin Evropian dhe në NATO, në misionet paqeruajtëse të së cilës besojmë se shpejt do të japë ndihmesën e vet me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Prishtinë, 9 prill 2008Të nderuara familje të dëshmorëve të Betejës së Koshares,Te nderuar pjesëmarrës të luftës për lirinë e Kosovës,Zonja dhe zotërinj,Nëntëvjetori i Betejës së Koshares është i veçantë për disa arsye. Sivjet, kjo datë e rëndësishme e historisë sonë më të re, shënohet për të parën herë në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, e cila tashmë njihet nga shumë vende të botës demokratike anekënd globit. Po ashtu, ky përvjetor shënohet pikërisht në datën e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila sot mori bekimin e deputetëve të Kuvendit Kosovës. Urimi ynë i përvjetshëm për shënimin e përvjetorëve të tillë në Kosovën e pavarur tanimë është jetësuar, prandaj mund të themi se ëndrra për të cilën u flijuan heronjtë e Kosovës, Agim Ramadani e Sali Çeku dhe të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e tjerë të rënë për lirinë e Kosovës është përmbushur; Kosova është Republikë e pavarur dhe sovrane, e gatshme të marrë përgjegjësitë që i takojnë drejt synimit final – integrimit të plotë në familjen e madhe të vendeve të lira, në Bashkimin Evropian dhe në NATO, në misionet paqeruajtëse të së cilës besojmë se shpejt do të japë ndihmesën e vet me Forcën e Sigurisë së Kosovës.Të nderuara familje të dëshmorëve,Zonja dhe zotërinj,Pavarësia e Kosovës është arritur falë sakrificave të jatshëzakonshme të popullit të saj, të cilit përgjatë historisë iu desh t’u mbijetojë shumë furtunave që e kanosnin me zhbërje. Ndaj, edhe themi se ne jemi gjeneratë me fat që e pritëm dhe e përjetuam ditën e madhe të pavarësisë. Janë me mijëra e mijëra të tjerë, bashkëkombas e bashkëqytetarë tanë, që ikën në amshim pa e jetuar këtë ditë të shenjtë. Kjo na bënë të ndihemi të privilegjuar, por, shumë më tepër, edhe të përgjegjshëm për detyrat që na presin. Institucionet e Republikës së Kosovës janë zotuar se do t’i përmbushin obligimet që dalin nga Propozimi Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës i Presidentit Ahtisari dhe këtë nuk e kanë bërë vetëm sa për ta kapërcyer lumin. Përkundrazi, ato janë të vetëdijshme se respektimi i lirive dhe të drejtave të komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë paraqet bazën më të shëndoshë për ndërtimin e një shteti me rend të mirëfilltë demokratik e ligjor, në të cilin të gjithë qytetarët do të ndihen të barabartë dhe me mundësi të njëjta për të jetuar dhe për t’i realizuar kapacitetet e vete intelektuale e profesionale.Tani, kur kemi lënë pas kaq shumë ngjarje e data të bujshme të historisë sonë, me kënaqësi mund të pohojmë se bota demokratike e priti me dashamirësinë më të madhe Republikën e Kosovës. Ende pa u mbushur 24 orë nga shpallja e pavarësisë, Kosova u njoh dhe u pranua nga shtatë shtete përnjëherësh. Mbretëria e Bashkuar, Franca, ShBA-të, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika deklaruan që të nesërmen, më 18 shkurt 2008, se e njihnin si shtet të pavarur dhe sovran Republikën e Kosovës dhe se dëshironin që me të sa më parë të vendosnin marrëdhënie të ndërsjella diplomatike. Ishte një njohje e shpejtë dhe krejt e veçantë, ashtu siç ishte fare e veçantë çështja e Kosovës, me të cilën më kot përpiqen të vënë anologji kundërshtarët e pavarësisë, të cilët vazhdojnë të punojnë për ta minuar funksionalitetin e shtetit të Kosovës.Kuptohet, mesazhi ynë është tjetër. Kosova angazhohet për paqe në rajon dhe kudo në botë dhe është e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha vendet përreth. E kaluara tragjike e rajonit, dhe në veçanti e Kosovës, duhet të na shërbejë si mësim për të ardhmen. Ajo assesi nuk duhet të bëhet pengesë për vendosjen e raporteve të reja të bashkëpunimit e të mirëkuptimit në mes popujve dhe vendeve sovrane.Ne jemi të gatshëm për këtë frymë të re, të cilën presin ta akceptojnë edhe fqinjët tanë. Kjo është fryma që e ka përqafuar Kosova dhe për të cilën u flijuan trimat e Betejës së Koshares dhe të të gjitha betejeva të tjera për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Është fryma të cilën me urtësi e vizion të rrallë e kultivoi Presidenti histiorik, dr. Ibrahim Rugova, është fryma për të cilën u flijuan Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani, Sali Çeku, Luan Haradinaj dhe shumë kolosë të tjerë të lirisë e të pavarësisë së Kosovës. Dhe, sot, në këtë datë të rëndësishme, u falemi përjetësisht për jetën dhe veprën e tyre, me zotimin se shteti ynë do t’i nderojë gjithmonë me pietet të gjithë ata që u flijuan për lirinë dhe mëvetësinë e Kosovës. Ju faleminderit! 

This site is registered on wpml.org as a development site.