presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Faler: Hungaria e dëshiron sa më parë Kosovën në Evropë

“Republika e Kosovës ka vetëm një vizion dhe ky është integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me z. Jeno Faler, Sekretar i Shtetit dhe Zëvendësministër Punëve të Jashtme i Hungarisë.

Duke shfaqur besimin e popullit dhe të institucioneve të vendit se përkrahja e Hungarisë për jetësimin e këtij synimi madhor të Kosovës nuk do të mungojë asnjëherë, Presidenti Sejdiu theksoi se Hungaria është ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.“Hungaria ka qenë vazhdimisht pjesë e rëndësishme e mbështetjes ndërkombëtare për vendin tonë, ndaj ne jemi të përkushtuar që këtë frymë të mirë të bashkëpunimit ta vazhdojmë e ta thellojmë”, vijoi Presidenti Sejdiu. Ndërkaq, z. Jeno Faler e siguroi Presidentin Sejdiu se Hungaria do të jetë gjithmonë e interesuar për të investuar në Kosovë dhe për të punuar për Kosovën. “Ne kemi njerëzit tanë në EULEX dhe në KFOR dhe do të vazhdojmë t’u japim përkrahje të plotë aspiratave të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha z. Jeno Faler. Ai angazhua për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, sidomos në fushë të ekonomisë, ndërsa, sa i përket dimensionit politik, rikonfirmoi se se Hungaria e dëshiron Kosovën të integruar sa më shpejt në Evropë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.