presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Presidentit Sejdiu dhe e Kryeministrit Thaçi lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë

Duke përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit politike, të sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë, Presidenti dhe Kryeministri i Republikës theksojnë: Përsërisim përkushtimin dhe angazhimin tonë për funksionimin sa më të efektshëm të shtetit ligjor. Suksesi ynë drejt zhvillimit dhe integrimeve është thellë i kushtëzuar me sundimin e ligjit dhe krijimin e perspektivës për secilin qytetar të Republikës së Kosovës.

Institucionet vendëse të drejtësisë dhe EULEX-i, në kuadër të përgjegjësive që kanë, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar se të gjitha veprat kriminale të periudhës së pasluftës të hetohen thellësisht dhe të pandikuara nga politika. Kërkojmë distancimin e plotë të politikës nga gjyqësia dhe transparencë të nevojshme të mbështetur në ligj. Çdo veprim jashtë institucional është i papranueshëm për institucionet e Republikës. Edhe këtë herë, ftojmë të gjithë qytetarët e vendit që të ruajnë qetësinë dhe të kontribuojnë në stabilitetin e vendit, duke besuar dhe mbështetur institucionet e drejtësisë në punën e tyre.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.