presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

DEKLARATA E EKIPIT TË UNITETIT PAS TAKIMIT ME PRESIDENTIN AHTISARI

Presidenti dhe Ekipi i Unitetit mirëpresin takimin e sotëm me Presidentin Ahtisari, me të cilin, ka nisur faza finale e zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Ekipi i Unitetit ka pranuar për shqyrtim Pakon e Presidentit Ahtisari si dhe ka marrë propozimet e tij për orarin e mëtejmë të angazhimit të Ekipit të Unitetit.Ekipi i Unitetit do të ofrojë shumë shpejt komentet dhe sugjerimet për Pakon e Presidentit Ahtisari dhe është i përkushtuar të vazhdojë procesin siç është kërkuar prej Presidentit Ahtisari.Ekipi i Unitetit është i bindur që Procesi ndërkombëtar i zgjidhjes së statusit të Kosovës të cilit i prinë Presidenti Ahtisari, do të përmbyllet së shpejti me bërjen e Kosovës shtet të pavarur, me të gjitha garancat e duhura për komunitetet që jetojnë në Kosovë, para se të gjithash për komunitetin serb.Shteti i Kosovës, në kufijtë ekzistues, me një pushtet funksional, me të drejtat dhe garancat për të gjithë qytetarët dhe komunitetit që jetojnë në Kosovë, është zgjidhja e vetme e qëndrueshme për statusin e Kosovës.Ekipi i Unitetit beson fuqishëm që të gjitha këto elemente gjinden në Propozimin e Presidentit Ahtisari. 

This site is registered on wpml.org as a development site.