presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Christian Menard: Kosova ka perspektivë të qartë evropiane

“Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës do t’i jenë gjithmonë mirënjohës Republikës së Francës për përkrahjen e rëndësishme që ky vend ka dhënë dhe po vazhdon të jap për Kosovën”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me një delegacion të Komitetit të Miqësisë Francezo-Kosovare, i cili kryesohej nga z. Christian Menard, anëtar i Parlamentit të Francës dhe kryetar i këtij komiteti.

Duke ritheksuar angazhimin e veçantë të Francës për mbështetjen e aspiratave të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, Presidenti Sejdiu theksoi se Franca i ka dhënë përkrahje të gjithanshme Kosovës edhe në arsim, kulturë, ekonomi etj. Më tej, Presidenti Sejdiu foli me konsideratë edhe për punën e trupave franceze në kuadër të KFOR-it, të cilat i kanë kontribuar drejpërdrejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë. Ndërsa, z. Menard vuri në pah progresin e arritur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se Kosova dhe gjithë rajoni kanë perspektivë të qartë evropiane.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.