presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Chris Bryant: Britania e Madhe ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takoi sot nënsekretarin britanik të Shtetit, z. Chris Bryant, të cilin e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për vendit tonë.

Në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, z. Muhamet Hamiti, u bisedua gjerësisht për bashkëpunimin në mes dy vendeve. Presidenti Sejdiu, me këtë rast, theksoi se Republika e Kosovës ka kapërcyer me sukses sfidat e shumta me të cilat është ballafaquar gjatë viteve të fundit, ndonëse ende mbesin shumë punë për t’u bërë, ashtu si është konstatuar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.Presidenti Sejdiu vlerësoi edhe të arriturat në fushë të sigurisë dhe punën e mirë të EULEX-it, duke theksuar po kështu se prioritet i institucioneve të Kosovës mbetet sundimi i rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës.“Republika e Kosovës deri më sot është njohur nga 62 vende të botës dhe në po bëjmë ç’është e mundur që ky proces të ecën përpara”, tha Presidenti Sejdiu, i cili kërkoi nga Ministri Bryant që Britania e Madhe të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në këtë proces, veçmas në vendet e Komonueelthit dhe në vendet e tjera në të cilat ky vend ka ndikim më të madh.Ndërkaq, Ministri Bryant ritheksoi se Britania e Madhe ka qenë dhe mbetet shumë e përkushtuar për ta ndihmuar Republikën e Kosovë në të gjithë fushat e jetës. Ai e siguroi Presidentit Sejdiu se vendi i tij do të ofrojë gjithë ndihmën e nevojshëm për forcimin e institucioneve demokratike të vendit tonë, për qeverisjen e mirë, me theks të veçantë në luftimin e fenomeneve negative që kanë prekur vendet e rajonit, siç janë korrupsioni, krimi i organizuar etj.Në këtë takim, po ashtu, u diskutua edhe për procesin zgjedhor që po kalon vendi ynë. Si Presidenti Sejdiu, ashtu edhe Ministri Bryant, theksuan rëndësinë që kanë për imazhin e Republikës së Kosovës këto zgjedhje, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë që të jenë pjesë aktive dhe konstruktive e këtij procesi, në mënyrë që 15 nëntori të jetë një ditë solemne për të gjithë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.