presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentes Jahjaga në Kongresin e Dytë Mbarëkombëtar të Stomatologëve

Ju uroj punë të mbarë dhe ju dëshiroj suksese gjatë punimeve të Kongresit, në të cilin do të shkëmbeni përvojat tuaja profesionale dhe do të njiheni me të arriturat në stomatologjinë moderne dhe me trendët botërore në profesionin tuaj.

Të nderuar pjesëmarrës të Kongresit të Dytë Mbarëkombëtarë të Stomatologëve,Ju uroj punë të mbarë dhe ju dëshiroj suksese gjatë punimeve të Kongresit, në të cilin do të shkëmbeni përvojat tuaja profesionale dhe do të njiheni me të arriturat në stomatologjinë moderne dhe me trendët botërore në profesionin tuaj.Kujdesi për shëndetin, puna juaj ashtu si edhe e të gjithë profesionistëve të tjerë shëndetësorë, e tregon përkushtimin për të zbatuar vlerat e larta të profesionit, me integritet, ndershmëri dhe përkujdesje në shërbim të qytetarëve. Ju dentistët ashtu si edhe të gjithë mjekët e keni profesionin fisnik, sepse shëndeti i qytetarit, është i rëndësisë dhe i vlerës së veçantë, për mbarëvajtjen e shoqërisë .Bota sot po ndryshon me zhvillimin e hovshëm teknologjik dhe së bashku me të po ndryshon dhe zhvillohet edhe profesioni juaj duke ofruar mundësi më të mëdha për një shëndet më të mirë për qytetarët Po Ju përkujtojë thënien të filozofit A. Shopenhauer se ; Marrëzia më e madhe njerëzore është ta sakrifikosh shëndetin për çfarëdo e sidomos, për tu pasuruar, për pozitë, shkencë, famë ose gjëra tjera. Përfundimisht shëndeti duhet të jetë mbi të gjitha, dhe atij duhet ti nënshtrohen të gjitha kërkesat dhe ambiciet tona.Prandaj në emër të Institucioneve shtetërore te Republikës se Kosovës , Kongresit i dëshiroj punë të mbarë dhe të gjithë Juve shëndet dhe suksese.

This site is registered on wpml.org as a development site.