Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës së Istogut mbahen më 11 prill 2010

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka nënshkruar sot vendimin, sipas të cilit, zgjedhjet e parakohshme lokale për Kryetar të Komunës së Istogut në Republikën e Kosovës, më parë të shpallura për datën 4 prill 2010, të mbahen më 11 prill 2010.

Vendimi është marrë duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në Nenin 56, pika 3 (b) të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, dhe Nenin 4, pikat 1 dhe 4 dhe Nenin 11, pikat 1 dhe 2 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe në marrëveshje me partitë politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës udhëzohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi.

Vendimi i Presidentit të Republikës së Kosovës i marrë më 22 shkurt 2010, me të cilin shpall zgjedhjet e parakohshme lokale për Kryetar të Komunës së Istogut në Republikën e Kosovës për datën 4 prill 2010, shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij Vendimi, në datën e nënshkrimit.