Valdete Daka emërohet kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu emëroi sot gjyqtaren e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, znj. Valdete Daka, anëtare dhe kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Emërimi është bërë në bazë të Nenit 84, pika 26, dhe Nenit 139, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenit 61 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Zonja Daka ka dhënë sot betimin para Presidentit Sejdiu, në një takim ku merrnin pjesë edhe anëtarët e tjerë të KQZ-së.