Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi priti drejtues të partive parlamentare

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot tre drejtues të partive parlamentare, zotërinjtë: Blerim Shala (AAK), Ibrahim Gashi (AKR) dhe Nexhat Daci (LDD), me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike në vend.

Zoti Krasniqi, gjatë ditëve të ardhshme, po në këtë cilësi, do të presë edhe drejtues të partive të tjera politike