Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi Presidentin e Gjermanisë Christian Wilhelm Walter Wulff

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi i dërgoi Presidentit të Gjermanisë, Christian Wilhelm Walter Wulff një telegram urimi me rastin e njëzetvjetorit të Bashkimit të Gjermanisë.

Në vazhdim po e japim tekstin e këtij telegrami: 

I nderuar Z. Christian Wilhelm Walter Wulff,

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe në emrin tim ju uroj Juve dhe popullit të Gjermanisë njëzetvjetorin e Bashkimit të Gjermanisë.

Ju siguroj shkëlqesi që Republika e Kosovës është shumë falënderuese dhe ka respekt të veçantë për popullin dhe shtetin e Gjermanisë. Shpreh bindjen se do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhënie miqësore në mes të dy vendeve dhe popujve tanë.

Ju lutëm, Shkëlqesi, pranoni konsideratën time të lartë për Ju dhe për vendin tuaj.

Jakup Krasniqi
Ushtrues Detyre i Presidentit të Republikës së Kosovës