Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u takua me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Sylejman Selimi

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, takoi sot komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Sylejman Selimi.

Në këtë takim, z. Krasniqi e falënderoi gjenerallejtënant  Selimin për punën e mirë që ka bërë ai dhe FSK-ja për plotësimin e standardeve të kërkuara në procesin e ngritjes dhe të zhvillimit të FSK-së.

U.D. i Presidentit të vendit, dr. Jakup Krasniqi tha se krahas synimit të Kosovës për anëtarësim në strukturat e BE-së, përafrimi dhe anëtarësimi në NATO mbetet synim tjetër madhor i vendit.

Ndërkaq, Gjenerallejtënant Sylejman Selimi, duke e falënderuar  U.D. të Presidentit , z. Krasniqi për pritjen, e informoi atë për proceset nëpër të cilat po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës, e në veçanti për procesin e trajnimeve të cilat janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me vendet anëtare të NATO-s.

Sipas gjenerallejtënant Sylejman Selimit, synohet që viti 2012, të jetë vit i përmbushjeve  të të gjitha objektivave profesionale që ka FSK-ja.

Poashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për infrastrukturën ligjore që ka të bëjë me FSK-në.