Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi takoi Kryeministrin Thaçi

U.D i Presidentit të Republikës së Kosovës Dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim të rregullt Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi.

Në këtë takim, U.D i Presidentit Dr, Jakup Krasniqi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, diskutuan për zhvillimet e reja politike në vend.

Krerët e shtetit  biseduan  për funksionalizimin sa më të mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për proceset e ardhshme politike dhe koordinimin institucional në mes të Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës.