U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi Princin e Monakos

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi sot Princin e Monakos, Lartmadhërinë e Tij, Alberti II, me rastin e Ditës Kombëtare të Monakos.

Duke uruar për këtë ditë të madhe për popullin e Monakos, z.Krasniqi çmon lart faktin se Monako është ndër vendet e para që e ka pranuar Kosovën si shtet dhe i ka ndihmuar të formësohet dhe të njihet si shtet sovran dhe i pavarur.
 
Lartmadhëria e Juaj, me këtë rast dua ta shpreh bindjen time se niveli i marrëdhënieve të shkëlqyera midis Kosovës dhe Monakos do të pasurohet dhe do të forcohet më tutje, në të mirë të vendeve dhe popujve tanë, shkruan, ndër të tjera, në urimin e tij Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.