U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi sot Shkëlqesinë e tij, Sheikun KHALIFA BIN ZAYED Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe., me rastin e Ditës së Pavarësisë së këtij shteti.

Duke uruar për këtë ditë të rëndësishme për shtetin dhe popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Krasniqi shpreh bindjen se marrëdhëniet aktuale të shkëlqyera midis Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të pasurohen dhe do të forcohen edhe më tej, në të mirë të vendeve dhe popujve tanë miq.
 
“E falënderojmë popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe me gjithë zemër që na e ka zgjatur dorën e miqësisë, na ka njohur si shtet dhe ka ushtruar ndikim në Lidhjen e Shteteve Arabe. Ne konsiderojmë se, në periudhën e ardhshme, Kosova ka nevojë për më shumë angazhim, stabilitet, punësim dhe arsimim, në mënyrë që të bëhet shoqëri e zhvilluar dhe e adhuruar nga qytetarët e saj. Ne jemi plotësisht të përkushtuar dhe të vendosur që t’i jetësojmë themelet e një demokracie të qëndrueshme dhe efektive për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shkrua, mes të tjerash, në urimin e tij Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.