U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi udhëtoi për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, z.Krasniqi do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të Republikës së Shqipërisë, me të cilët do të diskutojë për koordinimin e aktiviteteve para fillimit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
 
U.D. i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi do të bisedojë në takime të veçanta me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, si dhe me anëtarët e delegacionit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.
 
Në vizitë, z.Krasniqi shoqërohet nga Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës,  Vlora Çitaku, Ushtruese e Detyrës së Ministres së Jashtme të Kosovës, Bilall Sherifi, shef i kabinetit të U.D. të Presidentit dhe Skender Reçica, këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.