U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti një delegacion të kryetarëve të Gjykatave Kushtetuese

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës e kryetar i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti sot një delegacion të kryetarëve të Gjykatave Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe të disa vendeve të tjera, në përvjetorin e punës së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Përveç kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, në takim morën pjesë edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja, sekretari i përgjithshëm i kësaj gjykate, Kujtim Osmani, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, Hasim Kilic, gjyqtari në këtë gjykatë, Nuri Necipoglu, si dhe zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese të Portugalisë, Gil Galvao.

Në takim u diskutua për rëndësinë e punës së gjykatave kushtetuese dhe bashkëpunimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me gjykatat simotra në vendet në rajon e më gjerë.