U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi mbajti takimin e fundvitit me gazetarë

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi mbajti sot takimin e fundvitit dhe shtroi drekë për gazetarët që përcjellin punën e Presidentit.

Në takim, z.Krasniqi bëri një rekapitullim të punës së Zyrës së Presidentit në të gjitha fushat për vitin 2010, me theks të veçantë nga data 28 shtator, kur ai mori postin e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.