U.D. i Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi priti ambasadorin e Holandës në Kosovë

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti sot në takim ambasadorin e Holandës në vendin tonë, z. Robert Eduard Bosch, i cili me këtë rast ia dorëzoi z.Krasniqi letrat kredenciale.

Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon.

U.D. i Presidentit, z.Jakup Krasniqi përgëzoi ambasadorin, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe falënderoi me këtë rast shtetin e Holandës për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se synim i përhershëm i popullit dhe institucioneve të vendit tonë është integrimi evroatlantik, synim drejt të cilit shteti i Kosovës punon në vazhdimësi dhe pret që të ndodhë sa më shpejt.

Nga ana e tij, ambasadori Bosch tha se shteti i tij mbështet integrimin sa më të shpejtë të vendit tonë në këto struktura, për çka edhe ai si ambasador do të kontribuojë në vazhdimësi, ndërsa theksoi interesin për vazhdimin e bashkëpunimit shumë të mirë që kanë Kosova dhe Holanda.