UD i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi vazhdoi takimet me përfaqësuesit e partive politike

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u takua sot me Presidentin e AKR-së Behgjet Pacolli, me kryetarin e Partisë Liberale Serbe Sllobodan Petroviç si dhe me z. Mahir Jagxhilar.

Në takime u bisedua për situatën politike të krijuar në vend. Z. Krasniqi tha se takimet në kontinuitet do të mbahen edhe me drejtuesit e partive të tjera politike.