UD i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u takua me kryetarin e LDK-së, dr. Fatmir Sejdiu

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka vazhduar edhe sot takimet dhe konsultat e nisura me liderët e partive politike të vendit

Pas takimeve me udhëheqës të disa subjekteve politike gjatë ditëve të kaluara, z.Krasniqi u takua sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dr. Fatmir Sejdiu.

Edhe në këtë takim u bisedua për situatën politike të krijuar në vend.

Z. Krasniqi do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme takimet me liderët e partive politike.