UD i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi takoi kryetarin e Lëvizjes për Bashkim

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në kuadër të konsultimeve me subjektet parlamentare dhe joparlamentare të vendit, takoi sot kryetarin e Lëvizjes për Bashkim, z. Avni Klinaku.

Edhe në këtë takim u diskutua për situatën politike të krijuar në vend, ndërsa z. Krasniqi tha se do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme takime me drejtuesit e subjekteve politike.