UD i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith

UD i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith i cili e përgëzoi Presidentin Krasniqi për menaxhimin e mirë të situatës së krijuar dhe i ofroi mbështetjen e palëkundshëm të ICO-së.

Gjatë takimit, U.D i  Presidentit, z. Krasniqi dhe z. Feith  biseduan rreth shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës dhe rreth datës potenciale të zgjedhjeve të ardhshme.

Z. Krasniqi e falënderoi z. Feith për mbështetjen e tij dhe theksoi se do të vazhdojë konsultimet me përfaqësuesit e subjekteve politike dhe me faktorët e tjerë, edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare, për caktimin e datës potenciale të zgjedhjeve.

Gjatë bisedës të dy palët u konsultuan rreth çështjeve të privatizimit të PTK-së, obligimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe rreth mandatit të z. Krasniqit që do të zgjasë deri më 28 Mars 2010.

U.D i Presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi dhe z. Pieter Feith u dakorduan që të vijojnë takimet e rregullta në mes tyre gjatë gjithë mandatit që z. Krasniqi do të ushtrojë funksionin e të parit të vendit.