Telegrami për z. Victor Yushchenko

Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëkombësit Tuaj, policit Ihor Kynal, pjesëtar i Kontigjentit prej 155 policësh të Ukrainës në Kosovë.

Shkëlqesisë së Tij, z. Victor Yushchenko,
President i Ukrainës
   
I  nderuari President Yushchenko,   

Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëkombësit Tuaj, policit Ihor Kynal, pjesëtar i Kontigjentit prej 155 policësh të Ukrainës në Kosovë.

I ndjeri Kynal ra në misionin e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe të ligjit në Kosovë, ndaj institucionet dhe qytetarët e vendit tim do të kujtojnë atë gjithmonë me nderimin më të lartë.

Në këto çaste pikëllimi, ju lutem z. President, ia përcillni dhembjen tonë të thellë edhe familjes Kynal.

Zoti e bekoftë policin Ihor Kynal!


Me respekt,                  
Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Republikës së Kosovës