Telegrami per Majorin Bogdan Salyug

Lajmin për vdekjen e kolegut dhe bashkëkombësit Tuaj, policit Ihor Kynal, e morëm me pikëllim të thellë, ndaj më lejoni që t’ju shpreh Juve personalisht dhe të gjithë pjesëtarëve të kontigjentit tuaj ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës.

Majorit Bogdan Salyug,
Komandant i Kontigjentit ukrainas të Policisë së UNMIK-ut

I  nderuari Komandant Salyug,       

Lajmin për vdekjen e kolegut dhe bashkëkombësit Tuaj, policit Ihor Kynal, e morëm me pikëllim të thellë, ndaj më lejoni që t’ju shpreh Juve personalisht dhe të gjithë pjesëtarëve të kontigjentit tuaj ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës.

Polici Ihor Kynal ra pas plagëve të marra në misionin e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe të ligjit në Kosovë, ndaj vendi ynë do të kujtojë atë gjithmonë me nderimin më të lartë.

Zoti e bekoftë policin Kynal!

Me respekt,                  
Dr. Fatmir Sejdiu,
Presidenti i Republikës së Kosovës