Telegrami për Komisarin e policisë

Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut Tuaj, policit Ihor Kynal, i cili ra pas plagëve të marra në misionin e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe të ligjit në Kosovë.

I  nderuari Komisar Wilson,       

Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut Tuaj, policit Ihor Kynal, i cili ra pas plagëve të marra në misionin e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe të ligjit në Kosovë.

Vendi ynë, Kosova, do të kujtojë atë gjithmonë me nderimin më të lartë.

Në këto çaste zie, ju lusim z. Komisar që t’ua përcillni dhembjen tonë të gjithë pjesëtarëve të Policisë së UNMIK-ut, të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer për mbrojtjen e rendit dhe të ligjit në tërë territorin e Kosovës.

Paqja e amshueshme qoftë me policin Kynal!


Me respekt,                  
Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Republikës së Kosovës