Telegram urimi

Më lejoni që t’ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, duke ju shprehur gjithë mirënjohjen time dhe të institucioneve të vendit për rolin e rëndësishëm të Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila, gjatë gjithë këtyre viteve, ka dhënë ndihmesën e saj të veçantë në përpjekjet tona të përbashkëta për liri dhe pavarësi.

I nderuari Myftiu i Kosovës, dr. Naim Tërnava

Më lejoni që t’ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, duke ju shprehur gjithë mirënjohjen time dhe të institucioneve të vendit për rolin e rëndësishëm të Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila, gjatë gjithë këtyre viteve, ka dhënë ndihmesën e saj të veçantë në përpjekjet tona të përbashkëta për liri dhe pavarësi.

Me këtë rast, dua t’ju dëshiroj paqe, mbarësi dhe fat në këtë muaj të shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë të botës. Po ashtu, shpreh bindjen time të plotë se institucioni që Ju drejtoni, do të vazhdojë të jetë nxitës dhe përçues i përhershëm i stabilitetit, i maturisë dhe i tolerancës jo vetëm në mes besimtarëve myslimanë, por në mes të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim feje a etnie.

Urime dhe fat!

Presidenti i Kosovës,                        
Dr. Fatmir Sejdiu