Telegram ngushëllimi Presidentit Topi

Presidenti i Republikës së Kosovë, dr. Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi, me rastin e tragjedisë në Liqenin e Farkës në afërsi të Tiranës. Më poshtë po e japim në tërësi tekstin e këtij telegrami:

I nderuari President Topi,

Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës për tragjedinë e rëndë që ndodhi në Liqenin e Farkës, në të cilën humbën jetën 16 qytetarë të Shqipërisë.

Këtë lajm të kobshëm e kemi marrë me pikëllim të thellë të gjithë ne në Kosovë, ndaj Ju lusim z. President që t’ua shprehni ngushëllimet tona edhe institucioneve, familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit të Shqipërisë.


Prishtinë, 6 mars 2008    
Me respekt,
Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Republikës së Kosovës