Telegram ngushëllimi familjes Tishuku

Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Maxhun Tishukut, jeta dhe veprimtaria e të cilit është e lidhur ngushtë me përpjekjet e pareshtura të popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

Maxhuni ishte pjesëmarrës i demonstratave të 68-tës, përkrahës i atyre të 81-shit, mësimdhënës i përkushtuar i gjuhës shqipe, themelues i Degës së LDK-së në Deçan, udhëheqës i arsimit në Deçan dhe pjesëmarrës aktiv i luftës së fundit. Ai ishte shembull i njeriut të devotshëm për ndërtimin e shtetit të pavarur të Kosovës dhe të institucioneve stabile të saj.

Së fundi, Lidhja Demokratike e Kosovës e propozoi për deputet në Parlamentin e Kosovës. Fatkeqësisht, vdekja e ndau nga ne Maxhunin, kur prisnim nga ai kontribut të mëtejmë në artikulimin e kërkesave dhe të vizionit të qytetërëve të Kosovës, të cilët duhej t’i përfaqësonte me zërin e vet në institucionin më të lartë legjislativ të vendit.

Më lejoni që në këto çaste të dhembshme për ju, t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, i bindur se virtytet dhe puna e Maxhun Tishukut do të gjejnë nderimin e përhershëm të brezave tanë të ardhshëm

Prishtinë, 8 tetor 2007
Me respekt,
Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Kosovës