TELEGRAM NDUSHËLLIMI ME RASTIN E VDEKJES SË POETIT DIN MEHMETI

Me dhimbje të madhe mësova lajmin për shuarjen e poetit Din Mehmeti.E them me mburrje se vargjet e tij, në çaste të rënda të jetës e tëluftës, më kanë frymëzuar e mbushur me guxim.

Njeriu që shkruante e shqiptonte zëshëm “Krismë është emri im” dhe përjetësonte epitafin e luftëtarit: “Nuk kam dashur të jetoj pa vdekur për këtë tokë”, jo vetëm s’e njeh vdekjen, por e sfidon atë: “Vdekjen nuk e nënshkruaj”.

I bindur në përjetësinë e artit të tij poetik, me këtë rast, i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, komunitetit artistik dhe gjithë artdashësve e dashamirërsve të poezisë shqipe, të cilës, Bacëloku i dha vlerë të veçantë lirike, ide e mesazhe të larta.

Dr Jakup Krasniqi
U. D. President i Kosovës
Prishtinë, më 12. XI. 2010